Jakup Krasniqi lë banesën në Prishtinë pas takimit me familjen, niset drejt Hagës

Jakup Krasniqi lë banesën në Prishtinë pas takimit me familjen, niset drejt Hagës

FOTO KOSOVË- Vizita e Jakup Krasniqit pranë familjes së tij në Prishtinë ka përfunduar pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në banesë. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës është shoqëruar nga zyrtarët e Gjykatës Speciale dhe efektivët e EULEX-it, për tu kthyer sërish në Hagë. Krasniqit iu mundësua kjo vizitë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij. Gjatë qëndrimit në banesë, pranë saj u mblodhën edhe disa qytetarë, të cilët kishin shprehur dëshirën për ta takuar, por nuk u lejuan të zhvillonin një takim me të. Sipas informacioneve, mundësia për ta takuar nuk iu dha as vëllait të tij, ndërsa vizita u zhvillua nën masa të kontrolluara sigurie dhe me shoqërimin e autoriteteve përkatëse./ZËRI