Konstituimi parlamentar në Serbi, kandidati i Vuçiç kërkon të marrë kreun e Kuvendit!

Konstituimi parlamentar në Serbi, kandidati i Vuçiç kërkon të marrë kreun e Kuvendit!

Në Serbi po zhvillohet seanca e radhës konstituive, e cila në rend të ditës ka zgjedhjen e kryetarit të kuvendit. Seanca drejtohet nga deputeti më i vjetër por që njëkohësisht është edhe kandidat për kreun e kuvendit, i dalë nga Partia e Aleksandar Vuçiç. Ai quhet Stojan Radenoviç. Lista Studentore dhe Partia e Vuçiç, pretendojnë se kandidatët e tyre janë akademik. Ndërkohë në seancë ka folur edhe deputeti i koalicionit shqiptar, Shaip Kamberi. Në fjalën e tij ai deklaroi se ata erdhën në Parlamentin e Serbisë për të luftuar për vendin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Siç tha ai, ata presin që shumica e re parlamentare të respektojë Planin Shtatë Pikash dhe Planin e Veprimit 2022, të cilat janë rezultat i viteve të këmbënguljes për...