Përfitimet e kuqezinjve nga shorti për “Euro 2028”, kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë për kualifikueset!

Përfitimet e kuqezinjve nga shorti për “Euro 2028”, kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë për kualifikueset!

Pas arritjes së objektivit, Shqipëria e ka të përcaktuar vendin në vazon e tretë për kualifikueset e Kampionatit Europian 2028, ç’ka do të thotë se kuqezinjtë do të përballen me kundërshtarë të renditur më lart në letër, por edhe me ekipe të tjera që do të synojnë një biletë për në finalet e Europianit. Kjo është zyrtarisht ndarja e vazove për shortin e kualifikueseve që do të hidhet në Belfast në datën 6 dhjetor. Shqipëria dhe Kosova të pozicionuara në vazon e tretë do të luajnë me kundërshtarë nga vazo e parë, e dytë, e katërt ose e pestë. Në vazon e parë bëjnë pjesë emra të mëdhenj të futbollit europian, si Spanja, Franca, Anglia, Portugalia, Gjermania, Italia, Holanda, Belgjika, Danimarka, Norvegjia, Greqia dhe Kroacia....