“Fusha” merr tenderin 18 milionë euro për shëtitoren e Borshit
Një bashkim kompanish i udhëhequr nga “FUSHA” SHPK, së bashku me “ALBA KONSTRUKSION” SHPK, “ZENIT&CO” SHPK dhe “GRAMA” SHPK, është shpallur fitues i tenderit të Bashkisë Himarë për ndërtimin e shëtitores së Borshit (Loti I dhe Loti II). Kontrata ka një fond limit prej 1,66 miliardë lekësh pa TVSH, ose rreth 18 milionë euro. Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë i kryesuar nga Fusha e fitoi këtë procedurë me një ofertë prej 1,58 miliardë lekësh ose rreth 17.15 milionë euro me kursin zyrtar të dokumenteve, që përbën 95% të fondit limit. Si u zhvillua garaNdonëse në procedurën e prokurimit u regjistruan katër pjesëmarrës, në fazën finale nuk pati konkurrencë reale për shkak të skualifikimeve të tre operatorëve të tjerë. “ARKONSTUDIO” SHPK dhe “INERTI” SHPK u skualifikuan automatikisht...
Burimi:
sot.com.al