Juventus planifikon tri përforcime në janar. Ja pozicionet ku do të ndërhyet dhe alternativat
La Gazzetta dello Sport raporton se Juventus po planifikon të forcojë skuadrën aktuale me të paktën tre përforcime gjatë merkatos së janarit. Trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar një mbrojtës të majtë, një mesfushor dhe një sulmues. Për krahun e majtë të nbrojtjes dëshira e madhe e bardhezinjve është Rayan Ait-Nouri i Manchester City, por edhe Alejandro Balde i Barcelonës. Një tjetër emër që po ndiqet është edhe italiani i Tottenham, Destiny Udogie. Për mesfushën emri i parë në listë është ai i danezit të Olimpique Marseille, Pierre-Emile Hojbjerg. Një opsion tjetër është edhe francezi i Sassuolo, Darryl Bakola. Për vijën e sulmit, emrat janë më të shumtë në listë, por në fund synohet të transferohet vetëm njëri prej tyre. Në krye të listës qëndron norvegjezi...
Burimi:
telesport.al