Ministri Gonxhja: Zgjerimi i rrjetit kombëtar të muzeve dhe turizmi gjithëvjetor, prioritete në 2027
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2027 në Kuvend se zgjerimi i rrjetit kombëtar të muzeve, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i turizmit gjithëvjetor mbeten ndër prioritetet kryesore. Gonxhja tha se buxheti i ministrisë për vitin 2027 arrin në 7,65 miliardë lekë, me një rritje prej 3,5% krahasuar me vitin 2026, ndërsa 2,74 miliardë lekë parashikohen për investime publike. “Turizmi, kultura, trashëgimia, sporti dhe rinia janë fusha që krijojnë vlerë të kthyeshme, punësim cilësor, sipërmarrje, jetesë aktive”, u shpreh ministri. Sipas tij, financimi për trashëgiminë kulturore dhe muzetë arrin në 2,08 miliardë lekë, ose 80% më shumë se një vit më parë. Prioritet do të jetë transformimi i Muzeut Historik Kombëtar, restaurimi i monumenteve dhe nisja e...
Burimi:
kohajone.com