700 mijë euro të zhdukura nga Posta e Durrësit, SPAK merr në dorë hetimet. Në fokus dhe deputetja e PS-së

700 mijë euro të zhdukura nga Posta e Durrësit, SPAK merr në dorë hetimet. Në fokus dhe deputetja e PS-së

Dosja e vjedhjes në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ka marrë një kthesë të rëndësishme, sepse dyshohet se aty janë të përfshirë edhe deputetë. Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka përcjellë çështjen SPAK-ut, pasi dyshon se pas skemës mund të fshihet një grup i strukturuar kriminal. Në skemë dyshohet se mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë të postës që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Në zgjedhjet e fundit parlamentare garoi si deputete nën siglën e partisë socialiste dhe e fitoi mandatin është ish-drejtoresha e postës Etleva Budini. Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për pasardhësen e saj, Elisabeta Mataj, e cila u prangos menjëherë pas skandalit, duke e kaluar nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi vjen pas kërkesës...