Ministri Gogu: Pesë zyra të reja juridike falas për qytetarët, qendra për të miturit gati në 2027-ën

Ministri Gogu: Pesë zyra të reja juridike falas për qytetarët, qendra për të miturit gati në 2027-ën

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu gjatë fjalës në Kuvend, tha se buxheti për drejtësinë parashikohet në 29,6 miliardë lekë, me një rritje prej 1,2% në raport me vitin 2026. Duke prezantuar objektivat për vitin e ardhshëm, Gogu u ndal te nevoja për të lehtësuar aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, veçanërisht për kategoritë që kanë vështirësi financiare për të përballuar shërbimet ligjore. “Buxheti nuk matet me miliarda, por me atë që ndryshon në jetën e qytetarëve. Sot u fol shumë për koston e jetesës. Ka edhe një kosto të fshehur, që është kostoja e drejtësisë. Është kostoja e atij avokatit që nuk mund ta paguash, janë vitet e pritjes në salla dhe për këtë adreson mbështetje buxheti”, deklaroi ministri. Ai konfirmoi se duke nisur...