Nga suksesi i kombëtareve të moshave te kombëtarja e madhe. Gjithçka që u diskutua në episodin e radhës “Në Shtëpinë e Futbollit”

Nga suksesi i kombëtareve të moshave te kombëtarja e madhe. Gjithçka që u diskutua në episodin e radhës “Në Shtëpinë e Futbollit”

Emisioni i radhës i “Në Shtëpinë e Futbollit” në FSHF TV iu kushtua rezultateve pozitive të Kombëtareve shqiptare gjatë muajit nëntor, një periudhë mjaft e suksesshme për futbollin shqiptar, me arritje të rëndësishme në kompeticionet europiane. Nën drejtimin e moderatores Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin gazetarët sportivë Vilma Masha dhe Ylli Aga, si edhe trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj. Një hapësirë të veçantë në emision zuri Kombëtarja A, e cila e mbylli muajin nëntor në mënyrën më të mirë të mundshme, duke regjistruar dy fitore ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Kuqezinjtë nuk pësuan asnjë gol në këto dy përballje, siguruan vendin e parë në grup dhe arritën ngjitjen në Ligën B të UEFA Nations League. Të ftuarit analizuan paraqitjet e skuadrës, ecurinë pozitive...