Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë

Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër projektbuxhetin e vitit 2027, duke e cilësuar atë si një buxhet që nuk adreson problemet reale të vendit dhe që vijon të përqendrojë fondet publike në pak duar. Gjatë diskutimeve në Kuvend, Tabaku e vuri theksin te shpopullimi i vendit, duke sjellë si tregues dramatik largimin e mijëra qytetarëve çdo vit nga Shqipëria. “Shqipërisë i ikën çdo vit një qytet sa Gjirokastra”, deklaroi ajo, duke e lidhur këtë fenomen me mungesën e perspektivës dhe dështimin e politikave qeverisëse. Sipas Tabakut, buxheti i ri nuk ofron zgjidhje për sfidat ekonomike dhe sociale, ndërsa mënyra se si shpërndahen paratë publike dëshmon, sipas saj, për një sistem që favorizon interesa të kufizuara dhe jo qytetarët. Në një qëndrim të...