Kumbaro prezanton buxhetin për arsimin: Rriten bursat për studentët në 25 mijë lekë, mbështetje për mbi 11 500 të rinj

Kumbaro prezanton buxhetin për arsimin: Rriten bursat për studentët në 25 mijë lekë, mbështetje për mbi 11 500 të rinj

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, prezantoi në Kuvend projektbuxhetin për arsimin për vitin 2027, i cili arrin në 67,95 miliardë lekë, ose rreth 748 milionë euro. Sipas saj, buxheti shënon një rritje prej 4,8% krahasuar me vitin 2026, ndërsa prioritet kryesor mbetet Arsimi i Lartë. Ky sektor do të përfitojë 14,23 miliardë lekë, me një rritje prej 9,6%, ose 1,25 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Një nga risitë kryesore të prezantuara nga ministrja është rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, nga 10 mijë në 25 mijë lekë në muaj. Për herë të parë, mbështetja financiare do të shtrihet edhe gjatë studimeve në ciklin Master. Paketa parashikon mbështetjen e mbi 11 500 studentëve në tri kategori, ndërsa mbi 10...