Përfundon vizita humanitare, Jakup Krasniqi rikthehet në Hagë
Vizita humanitare e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në vendlindje ka përfunduar. Nën shoqërimin e forcave të shumta policore, Krasniqi pritet të rikthehet në Hagë, ku mbahet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara. Leja për këtë vizitë u dha nga Trupi Gjykues për arsye bindëse humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Sipas familjarëve, gjendja e saj nuk është e qëndrueshme dhe së fundmi ajo kishte marrë trajtim mjekësor në Turqi. Kjo ishte hera e dytë që Krasniqit i lejohej të kthehej në Kosovë gjatë qëndrimit në Hagë. Vizita e parë ishte zhvilluar pas vdekjes së vëllait të tij. Gjatë qëndrimit në vendlindje, pranë banesës së Krasniqit mbërritën edhe aktivistë të organizatës “Liria ka emër”,...
Burimi:
ntv.al