10 miliardë euro/ Deputeti socialist sfidon opozitën: Buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë, fakt
Deputeti socialist Bledi Çuçi ka mbrojtur projektbuxhetin e vitit 2027 në Kuvend, duke iu përgjigjur kritikave të deputetes demokrate Jorida Tabaku. Ai e cilësoi atë si “buxhetin më të madh në histori” dhe kundërshtoi etiketimin e tij si “kriminal”, duke argumentuar se parashikon rritje të mbështetjes në disa sektorë dhe kategori shoqërore. Gjatë fjalës së tij, Çuçi u ndal te politikat fiskale, duke theksuar se ruhet tatim-fitimi prej 15% për kompanitë, ndërsa biznesi i vogël vijon të përfitojë nga niveli zero i taksimit. Ai përmendi gjithashtu dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, indeksimin e pensioneve nga muaji prill dhe mbështetjen e re për fëmijët deri në moshën pesë vjeç. Sipas Çuçit, projektbuxheti parashikon edhe rritjen e bursave për studentët në nevojë dhe uljen e TVSH-së...
Burimi:
ntv.al