No Image Available

Izraeli voton për të ardhmen politike/ Pjesëmarrje rekord, Netanyahu lufton për të qëndruar në pushtet

Izraelitët i janë drejtuar kutive të votimit këtë të martë, më 27 tetor, në zgjedhjet e para parlamentare që prej sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Votimi konsiderohet vendimtar për të ardhmen politike të kryeministrit Benjamin Netanyahu, ndërsa rivalët e tij të qendrës premtojnë një ndryshim drejtimi për vendin. Zgjedhjet zhvillohen në një klimë të tensionuar politike dhe të sigurisë, pas gati tre vitesh konflikti dhe përshkallëzimi të tensioneve në Lindjen e Mesme. Për Netanyahun, votimi shihet si një provë e rëndësishme e mbështetjes publike, veçanërisht për mënyrën se si qeveria e tij menaxhoi dështimet e sigurisë që paraprinë sulmin e 7 tetorit dhe luftën që pasoi. Kundërshtari kryesor i kryeministrit është Gadi Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite dhe drejtues i një force të...