Ish-komandanti ukrainas zbulon humbjet e Moskës dhe paralajmëron Europën

Ish-komandanti ukrainas zbulon humbjet e Moskës dhe paralajmëron Europën

Oleksandr Syrskyi pretendon se humbjet e mëdha të ushtrisë ruse dhe përdorimi i teknologjive të reja kanë stabilizuar vijën e frontit në Ukrainë. Në një intervistë për BBC-në, ish-komandanti ukrainas foli edhe për konfliktet me drejtuesit e mbrojtjes, kritikat ndaj komandës së tij dhe të ardhmen e luftës me dronë e inteligjencë artificiale. Ukraina ka arritur të stabilizojë vijën e frontit dhe të kufizojë aftësinë e Rusisë për të përparuar, kryesisht për shkak të humbjeve të mëdha që forcat ruse kanë pësuar në fushëbetejë. Kështu deklaroi ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, në një intervistë ekskluzive për BBC-në. Sipas tij, humbjet e përgjithshme të Moskës gjatë luftës janë gjashtë herë më të larta se ato të Ukrainës. Nëse llogariten vetëm të vrarët, diferenca...