“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Siguria e bizneseve dhe e vendeve të punës është vënë në rrezik nga protestat e ditëve të fundit. Në një deklaratë mbi situatën në vend, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri paralajmëron se pasiguria dhe paqëndrueshmëria e zgjatur mund të kërcënojnë ekzistencën e sipërmarrjeve dhe të cenojnë besimin e investitorëve. “Sipas raportimeve që na janë përcjellë, shumë biznese janë përballur me dëmtime dhe ndërprerje të aktivitetit, ndërsa kanë shprehur ndjesinë se kanë mbetur pa mbrojtjen e nevojshme nga institucionet përgjegjëse”, theksohet në deklaratë Dhoma thekson se pas çdo biznesi qëndrojnë punonjës dhe familje, të ardhurat e të cilëve varen nga vijimësia e punës. Sipas saj, pasiguria për mbrojtjen e njerëzve dhe pronës mund të ndikojë edhe në vendimet për investime në Shqipëri. Dhoma Amerikane thekson...