Inteligjenca artificiale trondit tregun e punës në Gjermani, 800 mijë vende rrezikojnë të zhduken në 15 vitet e ardhshme
GJERMANI- Përhapja e inteligjencës artificiale pritet të ndryshojë ndjeshëm hartën e punësimit në Gjermani ku rreth 800 mijë vende pune parashikohet të zhduken në 15 vitet e ardhshme. Sektorët bankarë, kompanitë e sigurimeve dhe shërbimet renditen ndër më të ekspozuarit ndaj automatizimit, ndërsa teknologjia pritet të hapë njëkohësisht mundësi të reja punësimi. Paralajmërimi është bërë nga Andrea Nahles, drejtuese e Agjencisë Federale të Punësimit, e cila në një intervistë për “Handelsblatt” tha se pothuajse asnjë profesion nuk është më i paprekshëm nga zhvillimi teknologjik. Sipas saj, investimet në inteligjencën artificiale duhet të shoqërohen me rritje të produktivitetit dhe jo të synojnë vetëm zëvendësimin e punonjësve. Në të njëjtën kohë, Gjermania po përballet me tkurrjen e fuqisë punëtore. Nahles vlerëson se vendi humbet rreth 500 mijë...
Burimi:
zeri.ai