“Broja është një nga më të talentuarit e historisë”, Armand Duka flet edhe për Elia Caprile: E duam te Shqipëria
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për disa çështje të rëndësishme që lidhen me Kombëtaren shqiptare, gjatë një interviste në televizionin Klan. Në fokus kanë qenë Armando Broja dhe mundësia e afrimit të portierit Elia Caprile me kuqezinjtë. Duka ka shprehur besimin se Broja do të rikthehet të jetë një element i rëndësishëm për Shqipërinë, pavarësisht vështirësive që ka kaluar dhe mungesës së vazhdimësisë për shkak të dëmtimeve. Ai e cilësoi sulmuesin si një prej talenteve më të mëdha në historinë e Kombëtares, duke theksuar se Shqipëria ende nuk ka arritur të përfitojë plotësisht nga potenciali i tij. “Zgjedhjet e trajnerit janë subjektive, ai merr ata që mendon se është zgjedhja më e mirë. Ai mund të donte më shumë, por...
Burimi:
sportekspres.com