Sinjale të mira te Shqipëria para ndeshjes me Finlandën, Shpendi dhe Hoxha lehtësojnë Maran

Sinjale të mira te Shqipëria para ndeshjes me Finlandën, Shpendi dhe Hoxha lehtësojnë Maran

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Rolando Maran dhe zhvilluan stërvitjen me ngarkesë të plotë. Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Cristian Shpendi kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar në fushë, me qëllim rikuperimin nga dëmtimet e pësuara pas goditjeve të marra në ndeshjet e fundit me klubet e tyre përkatëse. Të dy futbollistët pritet t’i bashkohen grupit nesër, për seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes me Finlandën. Seanca e sotme nisi me punën në palestër, ndërsa më pas trajneri Rolando Maran, së bashku me ekipin, punoi...