Rama flet për Shtetin Bektashi: Po punojmë për këtë, le të shohim ku do të mbërrijmë!

Rama flet për Shtetin Bektashi: Po punojmë për këtë, le të shohim ku do të mbërrijmë!

PARIS- Krijimi i Shtetit Bektashi në Shqipëri vijon të jetë në planet e qeverisë. Kryeministri i vendit Edi Rama i pyetur gjatë Forumit të Paqes në Paris për këtë projekt dhe nëse ai do të vijojë edhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian konfirmoi se puna për realizimin e tij po vazhdon. Në përgjigjen e tij Rama u shpreh shkurt se qeveria po punon për krijimin e Shtetit Bektashi, ndërsa për ecurinë dhe rezultatin e nismës tha se mbetet për t'u parë se ku do të mbërrijë. Pyetje: Së pari, do të doja t'ju falënderoja, Kryeministër, sepse kam vizituar vendin tuaj pak muaj më parë dhe dua t'ju them që shqiptarët janë shumë mikpritës dhe bie dakord me ju që ju jeni nga vendet...