UEFA EURO U-17 2027: Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për përballjen ndaj Suedisë
10 Nëntor 2026 22:37 Telesport Kombëtarja shqiptare U-17 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Suedisë, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj përballjeje, që do të luhet të mërkurën, më 11 nëntor, në orën 14:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Gjendja e grupit paraqitet e mirë, me të gjithë lojtarët në dispozicion të stafit teknik dhe pa probleme fizike në prag të sfidës së parë të këtij mini-turneu. Kuqezinjtë do të kërkojnë ta nisin me rezultat pozitiv këtë aventurë europiane, ku në Grupin 4 bëjnë pjesë edhe Skocia dhe Finlanda. Ndeshja Shqipëri U-17 – Suedi U-17 do të transmetohet...
Burimi:
telesport.al