Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore
Konsultimet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të shërbejnë si mundësi për të rikthyer besimin e partnerëve evropianë. Ato gjithashtu mund t’i japin shtysë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, proces i bllokuar prej më shumë se dy vjetësh. Kështu vlerësojnë njohës të çështjeve evropiane. Sipas tyre, mënyra se si Kosova i trajton këto ndryshime mund të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit dhe respektimit të detyrimeve ndërkombëtare. Këto çështje kanë rëndësi për anëtarësimin në këtë organizatë. Kosova ishte pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës në vitin 2024, por procesi ngeci për shkak të kërkesave politike të disa shteteve anëtare. Këto kërkesa lidhen kryesisht me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Edhe pse konsultimet...
Burimi:
kohajone.com