Dënohet me 3 vite burg në Shqipëri, reagon politikani malazez: Nuk dorëzohem, por kam frikë nga ekstradimi!

Dënohet me 3 vite burg në Shqipëri, reagon politikani malazez: Nuk dorëzohem, por kam frikë nga ekstradimi!

Politikani malazez Vladislav Dajkoviç ka reaguar pas dënimit me tre vite burg nga një gjykatë shqiptare në shkallën e parë, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të dorëzohet vullnetarisht para autoriteteve shqiptare. Kreu i partisë 'Mali i Zi i Lirë' bëri të ditur se do ta apelojë vendimin, ndërsa shprehu shqetësimin se mund të ekstradohet drejt Shqipërisë nëse ndaj tij lëshohet një urdhër arresti. Në një konferencë për mediat Dajkoviç pretendoi se dënimi lidhet me një fotografi të publikuar gjashtë vite më parë në Shkodër, ku ai shfaqej me flamurin trengjyrësh malazez, duke e cilësuar qytetin si 'qytet të lashtë serb'. Sipas tij, gjykata e ka dënuar për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare, në bazë të nenit 265 të Kodit Penal. Politikani malazez e...