Meta nga paraburgimi kundër paktit Rama-Berisha të 2008-ës: Lista të hapura dhe rikthim i balotazhit

Meta nga paraburgimi kundër paktit Rama-Berisha të 2008-ës: Lista të hapura dhe rikthim i balotazhit

  Ish-Presidenti Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka rikthyer në vëmendje debatin për sistemin zgjedhor duke kërkuar ndryshimin e modelit aktual të përfaqësimit politik dhe rishikimin e ndërhyrjeve kushtetuese të vitit 2008. Në një reagim të publikuar nga paraburgimi, Meta ka artikuluar disa propozime për Reformën Zgjedhore mes të cilave hapjen e plotë të listave të kandidatëve dhe rikthimin e balotazhit në zgjedhjet për kryetarët e bashkive. Për ish-presidentin, ndryshimet e vitit 2008 duhet të rishikohen për të rikthyer ndarjen e pushteteve dhe mekanizmat e kontrollit mes institucioneve. Ai e lidh këtë kërkesë me nevojën për të ndryshuar raportin mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur duke kundërshtuar ndikimin e drejtuesve partiakë në përcaktimin e mandateve. Reagimi i Ilir Metës: Vetëm këto janë zgjidhjet! Rikthimi i...