Instituti Albanologjik nis sot konferencën shkencore për 90-vjetorin e lindjes së Rexhep Qosjes

Instituti Albanologjik nis sot konferencën shkencore për 90-vjetorin e lindjes së Rexhep Qosjes

25 November, 2026 - 09:30 Instituti Albanologjik në Prishtinë nis sot punimet e konferencës shkencore “Rexhep Qosja – figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së akademikut dhe njërit prej emrave më të rëndësishëm të mendimit letrar, kulturor dhe intelektual shqiptar. Konferenca dyditore, e cila mbahet më 25 dhe 26 nëntor 2026 në ambientet e Institutit Albanologjik, do të mbledhë studiues, albanologë, profesorë dhe njohës të veprimtarisë së Rexhep Qosjes, të cilët do të trajtojnë aspekte të ndryshme të krijimtarisë dhe kontributit të tij akademik e shoqëror. Seanca hapëse do të nisë me fjalën e mirëseardhjes së Fadil Grajçevcit, ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, ndërsa fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe akademike shqiptare. Një nga...