Shiroka Pula vlerëson marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, kërkon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën
27 November, 2026 - 16:13 Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një takim bilateral me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të takimit të liderëve të Iniciativës Rajonale Brdo-Brijuni, që po mbahet në Ohër. Gjatë takimit, të dy presidentet vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe dinamikën pozitive të marrëdhënieve politike, diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përkrahjen e ndërsjellë në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale. Ajo vlerësoi gjithashtu rritjen e shkëmbimeve tregtare, përmirësimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve. Në takim u diskutua edhe për projektet...
Burimi:
kultplus.com