Han Kang, fituesja e Nobelit në Letërsi për vitin 2024, feston ditëlindjen
Shkrimtarja koreano-jugore Han Kang, laureatja e Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2024, po shënon ditëlindjen, ndërsa vepra e saj vazhdon të tërheqë vëmendjen e lexuesve në mbarë botën për trajtimin e traumave historike, dhunës, kujtesës dhe brishtësisë së jetës njerëzore. Han Kang e nisi karrierën letrare në vitin 1993 si poete, ndërsa më vonë iu përkushtua kryesisht romaneve dhe tregimeve të shkurtra. Në krijimtarinë e saj ajo eksploron marrëdhënien mes trupit dhe shpirtit, të gjallëve dhe të vdekurve, duke vënë në pah plagët që dhuna dhe përvojat historike lënë te individi dhe shoqëria, shkruan KultPlus. Stili i saj poetik dhe eksperimental e ka shndërruar në një prej zërave më të veçantë të prozës bashkëkohore. Përmes veprave si “Vegjetariania”, “Veprimet njerëzore”, “Mësime greke”, “Libri i...
Burimi:
kultplus.com