Punimet për restaurimin e Kalasë së Rozafës, përfundon fasada e Muzeut të Kështjellës
27 November, 2026 - 15:55 Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ndau sot foto nga punimet për restaurimin e Kalasë së Rozafës, një prej monumenteve më emblematike të trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë. Projekti financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), nën monitorimin e specialistëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër. Ministri Gonxhja tha se, deri më tani ka përfunduar restaurimi i fasadës së Muzeut të Kështjellës, ndërsa ndërhyrjet restauruese dhe konservuese vijojnë në muret perimetrale, kullat, kalldrëmet dhe kompleksin e Barbakanit. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe strukturave historike të zbuluara gjatë punimeve, të cilat do të konservohen për...
Burimi:
kultplus.com