73-vjetori i TKOBAP, foto origjinale në ditën e themelimit

73-vjetori i TKOBAP, foto origjinale në ditën e themelimit

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) është institucioni më i rëndësishëm kombëtar i artit skenik dhe muzikor në vend. Një moment themelor në historinë e institucionit shënohet më 27 nëntor 1953, me vënien në skenë të operës së parë, “Rusalka”, të kompozitorit rus Aleksandër Dargomizhsky. Kjo datë konsiderohet dita e themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në arkivin e ATSH-se gjenden disa fotografi nga kjo ngjarje me rendesi artistike dhe historike. Por fillesat e TKOBAP nisin në vitin 1950, me krijimin e Filarmonisë Shqiptare. Në përbërje të saj ishin kori i shtetit, orkestra simfonike, solistët lirikë dhe trupa e baletit, duke hedhur themelet e zhvillimit të operës dhe baletit në vend. Në vitin 1956, me vendim të Këshillit të Ministrave,...