Ian McKellen në krye të homazheve për Patrick Stewartin, aktorin e dashur që u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare
Aktori britanik Sir Ian McKellen ka udhëhequr homazhet për kolegun dhe mikun e tij të vjetër, Sir Patrick Stewart, pas vdekjes së këtij të fundit në moshën 86-vjeçare, duke e cilësuar si “aktorin më të respektuar dhe më të dashur të brezit të tij”. Lajmi për vdekjen e Stewartit u bë i ditur të enjten nga familja e tij. Aktori ndërroi jetë të mërkurën në shtëpinë e tij në Los Angeles, në kujdesin e bashkëshortes Sunny Ozell, pas një përballjeje me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupa Lewy. McKellen, i cili ndau ekranin me Stewartin në filmat X-Men, e kujtoi atë si një njeri të sinqertë, të besueshëm dhe të dashur. “Ai i mbante ndjenjat hapur, gjë që e bënte një njeri tek i...
Burimi:
kultplus.com