I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë 34-vjeçari
Një 34-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania Në pranga u vu shtetasi Y. A, 34 vjeç, banues në Ferizaj, pasi Gjykata Wiesbaden në Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim lëndësh narkotike Policia thotë se Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Gjermani për ekstradimin e tij. Njoftimi i policisë: I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në...
Burimi:
gijotina.com