I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vite burg dënimin për të riun që ishte 15 vjeç në momentin e ngjarjes, i dënuar për vdekjen e 13-vjeçares Aurora Tila. Aurora humbi jetën më 25 tetor 2024 në Piacenza, pasi u hodh nga një ballkon. Çështja ka shkaktuar reagime të forta në Itali, ndërsa familja e vajzës ka shprehur hapur pakënaqësinë për vendimin e Apelit, shkruajnë mediat. Avokati Emilio Malaspina, që përfaqëson nënën e viktimës, deklaroi se familja është veçanërisht e zhgënjyer nga kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për uljen e dënimit. “Aurora ishte 13 vjeçe, viktima më e re e femicidit në Evropë”, u shpreh avokati. Nëna e vajzës, Morena Corbellini, reagoi ashpër pas vendimit, duke kritikuar sistemin e...
Burimi:
javanews.al