Rrjeti i dokumenteve false/ Si funksiononte skema që ofronte pasaporta dhe ID europiane për 1700 euro

Rrjeti i dokumenteve false/ Si funksiononte skema që ofronte pasaporta dhe ID europiane për 1700 euro

Një rrjet i dyshuar falsifikatorësh, që reklamonte dhe ofronte në rrjetet sociale dokumente identifikimi të falsifikuara të vendeve të Bashkimit Europian, është vënë në fokus të një investigimi të emisionit “Piranjat”. Përmes një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Tiranës dhe Prokurorinë, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i dy personave, të dyshuar si pjesë e kësaj skeme. Gjithçka nisi nga rrjetet sociale, ku faqe të ndryshme reklamonin shërbime për sigurimin e pasaportave, kartave të identitetit dhe lejeve të drejtimit të automjeteve, kundrejt pagesave që arrinin deri në 1700 euro për një komplet dokumentesh. Faqe me emra si “Rrugë për Angli”, “Bileta për UK” apo “Mjete identifikimi të të gjitha shteteve” ofronin dokumente të vendeve të ndryshme europiane, duke pretenduar...