Njeriu që po dënon të sëmurët me vdekje

Njeriu që po dënon të sëmurët me vdekje

Njeriu që po dënon të sëmurët me vdekje Nga Klodian TOMORRI Në teorinë e administrimit publik, centralizimi i blerjeve shtetërore për shëndetësinë ka një logjikë efiçence nga pas. Konsolidimi i kërkesës ul kostot, standardizon cilësinë dhe teorikisht e bën më të kontrollueshëm korrupsionin. Por ky model ka një risk madhor. Kur organi i centralizuar kompromentohet, ai shndërrohet në një makineri ekzekutimi në masë. Prej javësh, spitalet shtetërore po vuajnë mungesën e ageve për biopsi—një mjet bazik, por vendimtar për diagnostikimin në kohë të sëmundjeve malinje. Skandali u denoncua fillimisht nga gazetari Osman Stafa dhe u konfirmua nga shumë pacientë, të cilët përplasen të dëshpëruar dyerve të spitaleve publike. Për një pacient që pret të mësojë nëse ka tumor, koha nuk është një variabël administrativ, por...