Djali poshtë maskës
Djali poshtë maskës Nga Redjan Shkëmbi Unë jam Redjan Shkëmbi, student. Kur më pyesin se me çfarë merrem, kam vetëm një përgjigje: me protestën. Mund të isha duke studiuar, duke punuar, duke aktruar apo duke dalë me të dashurën. Por nuk më kanë lënë rrugë tjetër. Jam 22 vjeç dhe shumicën e ditëlindjeve i kam festuar me një karrige bosh në krye të tryezës. Ishte vendi i babait tim. Ai ishte larg, në një shtet tjetër, duke punuar, duke u lodhur, duke sakrifikuar rininë dhe jetën e tij që ne të kishim një jetë më të mirë. Edhe pse isha fëmijë, e kuptoja që babai nuk mungonte nga dëshira. Por a e dini sa e vështirë është për një fëmijë të mësohet me faktin që...
Burimi:
sot.com.al