Ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, atentatorët e qëlluan edhe në kokë, vetëm 100 metra larg komisariatit
Emisioni investigativ “Në Shënjestër”, i gazetares Klodiana Lala, ka rikthyer në vëmendje atentatin e rëndë që i mori jetën 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i njohur edhe si “Tani i Ruzhdiut”, mëngjesin e 20 shtatorit 2026 në Sarandë. Myrtaj sapo kishte dalë nga një lokal, kur u vu në shënjestër të dy personave të veshur me të zeza dhe me skafandra. Autorët e ndoqën dhe hapën zjarr ndaj tij, duke e qëlluar disa herë me armë zjarri. Sipas të dhënave të bëra publike në emision, atentatorët vijuan ta qëllonin edhe pasi Myrtaj kishte tentuar të largohej, ndërsa në fund e goditën edhe në kokë, duke i shkaktuar plagë fatale. Në vendin e ngjarjes u gjetën 13 gëzhoja të kalibrit 9 mm, çka dëshmon intensitetin e të shtënave....
Burimi:
javanews.al