Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj
Ekzekutimi mafioz 100 metra larg komisariatit, si u ndoq dhe u qëllua për vdekje Artan Murtaj në Sarandë. Emisioni investigativ “Në Shënjestër”, i gazetares Klodiana Lala, ka rikthyer në vëmendje atentatin e rëndë që i mori jetën 44-vjeçarit Artan Murtaj, i njohur edhe si “Tani i Ruzhdiut”, mëngjesin e 20 shtatorit 2026 në Sarandë. Murtaj sapo kishte dalë nga një lokal, kur u vu në shënjestër të dy personave të veshur me të zeza dhe me skafandra. Autorët e ndoqën dhe hapën zjarr ndaj tij, duke e qëlluar disa herë me armë zjarri. Sipas të dhënave të bëra publike në emision, atentatorët vijuan ta qëllonin edhe pasi Murtaj kishte tentuar të largohej, ndërsa në fund e goditën edhe në kokë, duke i shkaktuar plagë fatale....
Burimi:
gijotina.com