Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja
Në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë është regjistruar një aksident rrugor. Drejtuesja e një automjeti tip “Ford” nuk ka arritur të marrë kthesën, duke dalë nga rruga dhe më pas duke përfunduar në një kanal i cili nuk kishte ujë. Në automjetin e marrë me qira udhëtonin tre motra dhe një foshnjë rreth dy muajshe. Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë njëra prej pasagjereve, e cila së bashku me foshnjën është transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor. Mësohet se tre motrat ishin emigrante në Angli dhe po udhëtonin drejt Beratit. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor, çka ka bërë që drejtuesja të mos dallojë kthesën dhe të vijojë drejt. Fatmirësisht, shpejtësia brenda...
Burimi:
gijotina.com