I dënuar me 2 vjet burg për fshehje pasurie, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon pushimin e dënimit për shkak të parashkrimit
Adriatik Lalla TIRANË- Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie dhe mosdeklarim të saj, ka kërkuar pushimin e dënimit për shkak të parashtrimit. Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode, në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi ai u largua nga vendi dhe zgjodhi të mos përballej me drejtësinë. Llalla u arratis në Itali, ku kërkoi azil politik, por u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë. Më pas, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Lalla u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane. Më herët, mbrojtja e...
Burimi:
zeri.ai