Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
👁10558
Tarifat e reja prej 50% të administratës Trump mbi importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës hynë në fuqi në mesnatë sipas orës lokale. Lufta tregtare e presidentit amerikan po zgjerohet në një veprim që pritet të nxisë tensionet me partnerët kryesorë ekonomikë të vendit. Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv dje duke i rritur këto tarifa nga 25% në 50%. Ky veprim rrit taksat e importit të metaleve, inpute kyçe në gjithçka, nga makinat te ushqimet e konservuara, për herë të dytë që nga marsi. Sipas Trump, masat, të cilat hyjnë në fuqi të mërkurën, synojnë të sigurojnë...