No Image Available

Humb kontrollin dhe del nga rruga, 83-vjeçari bllokohet në makinë

Një 83-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë pas një aksidenti rrugor në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, ku automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, Musa Sula, i cili ka mbetur i bllokuar brenda automjetit pas aksidentit. Për nxjerrjen e tij është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Pas shpëtimit, 83-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Testi i alkoolit i kryer pas mbërritjes në spital ka rezultuar negativ. Ndërkohë, Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.