Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës
Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, është dërguar sërish në paraburgim në Florida, vetëm pak ditë pasi u arrestua nga FBI-ja nën dyshimet për posedim të materialeve që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve. Sipas raportimeve të BBC-së dhe Associated Press, 82-vjeçari dyshohet se ka hequr pajisjen elektronike të monitorimit që mbante në kyçin e këmbës, në orën 01:45 të mëngjesit të së martës, sipas orës lokale. Pas këtij veprimi, Markle u paraqit përpara një gjykatësi federal në Tampa, Florida, i cili urdhëroi që ai të qëndrojë në paraburgim pa mundësi lirimi me kusht deri në vijimin e procedurave gjyqësore. Prokurori federal Bill Essayli reagoi përmes një postimi në platformën X, duke theksuar se kushtet e lirimit janë urdhra të gjykatës dhe jo sugjerime. Ai...
Burimi:
javanews.al