Miliona dinarë nga fondet publike! Arrestohet ish-ministri i Vuçiçit, dyshohet për abuzim me paratë e shtetit
Ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë, Rade Basta, është arrestuar në Beograd nën dyshimet për keqpërdorime financiare gjatë kohës kur drejtonte ndërmarrjen publike “Beogradske elektrane”. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat serbe, Basta dyshohet se ka miratuar donacione pa bazë të justifikuar, duke shkaktuar një dëm financiar që mund të arrijë në dhjetëra miliona dinarë. Sipas dyshimeve të hetuesve, fondet publike janë shpërndarë për disa klube sportive, përfshirë klube të vogla futbolli, basketbolli dhe një klub kalërimi, pa ekzistuar arsye të ligjshme për këto financime. Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd. Në aksion janë përfshirë edhe pjesëtarë të shërbimit kundër korrupsionit, të cilët po kryejnë kontrolle dhe bastisje në ambiente të ndryshme. Në kuadër të të njëjtit hetim po shoqërohen...
Burimi:
syri.net