Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga stërvitja “Mburoja Ilire 26”, ku po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të operacioneve speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të deklaruar në NATO. Forcat e Armatosura të Shqipërisë po i nënshtrohen një procesi vlerësimi për kapacitetet e tyre të operacioneve speciale, në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe pamje nga zhvillimi i stërvitjes. Procesi i vlerësimit përfshin grupin “Special Operations Land Task Group” (SOLTG), një kapacitet i Forcave të Armatosura shqiptare, i deklaruar në NATO. Sipas ministrit Nufi, vlerësimi po realizohet nga ekspertë shqiptarë të certifikuar nga SOFCOM (NATO...
Burimi:
javanews.al