Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)
Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme (11 nëntor) në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 10:35, shtetasit E. Ll., 28 vjeç, dhe D. Ll., 28 vjeç, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me një 25-vjeçar, të identifikuar me inicialet M. B. Të tre personat janë banues në Vlorë, ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle fizike ndaj personave të përfshirë, si dhe në automjetet e tyre. Gjatë kontrolleve nuk janë gjetur mjete prerëse apo sende të tjera të kundërligjshme. Të tre të rinjtë janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e plotë...
Burimi:
javanews.al