Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Në kërkim për mashtrim, kapet në Rinas shtetasi turk. Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për vjedhje me dhunë Dy persona të shpallur në kërkim janë kapur nga Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar. Në dalje të Shqipërisë është arrestuar një shtetas turk, 31 vjeç, me inicialet E. U., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Ai akuzohet nga autoritetet turke për mashtrim të kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare. Për të, Gjykata Penale e Shkallës së Parë Nr. 2 në Gebze kishte lëshuar urdhër arresti më 31 korrik 2026. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po vijon procedurat për ekstradimin e tij. Ndërkohë, në hyrje të...