Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!
Të paktën 32.2 miliardë lekë parashikohen në Buxhetin e vitit 2027 për financimin e shërbimit spitalor në vend. Reforma synon ndryshimin gradual të modelit të financimit dhe menaxhimit të spitaleve, me fokus rritjen e eficiencës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit për pacientët. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, fondet synojnë të mbulojnë trajtimin e rreth 370 mijë pacientëve në 5 spitale terciare, 12 spitale rajonale dhe 23 spitale bashkiake. Gjatë një vizite në Spitalin Rajonal të Korçës, ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, u shpreh se reforma nuk do të përqendrohet vetëm te investimet në infrastrukturë, por edhe te mënyra se si menaxhohen spitalet dhe ofrohen shërbimet. “Shëndetësia nuk matet vetëm me investimet që bëhen, por mbi të gjitha me shërbimin që merr qytetari...
Burimi:
javanews.al