“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

Deputetja e PS-së, Sara Mila, ka deklaruar pasi doli nga SPAK-u se sa herë të thirret nga ky organ, do të paraqitet, teksa shtoi se u paraqit si person që ka dijeni. “Ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë. Edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”, tha ajo duke u larguar pa iu përgjigjur pyetjes së gazetares Anila Hoxha se si “iu përgjigj SPAK, nëse ka pasur apo jo korrupsion në zgjedhje në Elbasan”. Deputetja Socialiste doli pas 40 minutash nga ambientet e SPAK. Mila mbajti shkurtimisht një deklaratë për mediat...