“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë
Anija kozmike Voyager 1 e NASA-s pritet të shënojë një tjetër arritje historike më 18 nëntor 2026, kur distanca e saj nga Toka do të arrijë rreth 26 miliardë kilometra. Për herë të parë, një objekti i krijuar nga njeriu do t’i duhet një ditë e plotë drite, ose 24 orë, që sinjali i tij të mbërrijë në planetin tonë. E nisur në vitin 1977, Voyager 1 është pjesë e një prej misioneve më të rëndësishme të eksplorimit hapësinor, së bashku me Voyager 2, të cilat u nisën vetëm disa javë larg njëra-tjetrës. Fillimisht, misionet ishin planifikuar të zgjasnin vetëm katër vjet, por ato vazhduan udhëtimin për dekada, duke eksploruar planetët gjigantë të Sistemit Diellor dhe rajone të panjohura të hapësirës. Voyager 1 hyri në...
Burimi:
javanews.al