Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e mln dollarëve
Rade Basta SERBI- Ish-ministri i Ekonomisë, Rade Basta, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit, me dyshimin se i ka shkaktuar dëme kompanisë Beogradske Elektrane me vlerë dhjetëra milionë dinarë gjatë mandatit të tij si drejtor i saj. Beogradske Elektrane është një kompani publike e shërbimeve në pronësi të Qytetit të Beogradit që operon rrjetin e ngrohjes qendrore të kryeqytetit. Sipas mediave serbe, Basta dyshohet se ka miratuar donacione të pajustifikuara për organizata të ndryshme sportive, duke përfshirë klube më të vogla futbolli dhe basketbolli, si dhe një klub hipizmi. Zyrtarët e Departamentit Kundër Korrupsionit po kryejnë arrestime dhe kontrolle në lokale si pjesë e operacionit. Mediat raportojnë se disa persona të tjerë të lidhur me Bastën po merren gjithashtu në paraburgim....
Burimi:
zeri.ai